62 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Bilanci i ditës së shtunë ka përfunduar me 62 aksidente trafiku në vend.

Sipas statistikave të Policisë, 28 aksidente kanë ndodhur me persona të lënduar, ndërsa 34 të tjera shënuan vetëm dëme materiale.

Njëkohësisht, ndaj drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar 1 mijë e 955 gjoba.

Back to top button