632 raste aktive me koronavirus në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 632.
Në raportin e fundit, nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa nga 1 mijë e 419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
MSH ka njoftuar se sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 936.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar deri tani 1,5 milion vaksina antiCovid janë administruar në Kosovë./21Media

Back to top button