Debat për sigurimet kufitare për mërgimtarët
Përkatësisht do të diskutohet për kartonin e gjelbërt
Organizata jo-qeveritare GERMIN, sot organizon diskutimin virtual rreth sigurimit kufitar për mërgimtarët.
Çdo vit, bashkatdhetarët, të cilët hyjnë në territorin e Kosovës me targa të huaja, duhet të paguajnë sigurim kufitar shtesë për automjetet e tyre sepse kartoni i gjelbër nuk iu vlen në Kosovë. Andaj, për të hapur një debat më të gjerë rreth kësaj teme, panelistët do të diskutojnë se si mërgimtarët e shohin taksën kufitare për automjete, çfarë mund të ndryshohet në këtë drejtim, cilat janë alternativat rreth sigurimit kufitar dhe kush po përfiton nga situata e tanishme.
Ky takim virtual realizohet në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës, që synon të krijojë bashkëpunim mes komuniteteve që jetojnë jashtë vendit dhe institucioneve fillimisht në Kosovë dhe të krijojë mekanizma për përfshirjen e diasporës në proceset politikëbërëse. Takimi është publik dhe nis në ora 17:00.