636 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

 

Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për mbrojtje nga COVID-19.

Vetëm gjatë një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 636 gjoba për qytetarët që shkelën masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik janë shqiptuar gjithsej 1182 tiketa dënimi.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht të vitit 2020 nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 59.646 raste nga 229.408 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.487 raste të vdekjes./21Media

Back to top button