64 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit, janë kryer 1 mijë e 227 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 64 persona.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë shëruar 41 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269 mijë e 828 që nga fillimi i epidemisë.
Janë 503 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri./21Media
Janë shëruar 41 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269 mijë e 828 që nga fillimi i epidemisë.
Janë 503 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri./21Media