656 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë gjithsej raste aktive janë 656.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 36 raste të reja me COVID-19.
Siç bëhet e ditur në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka viktima dhe janë shëruar edhe 48 persona.
Gjithashtu janë kryer edhe 948 testime dhe janë vaksinuar 423 qytetarë brenda 24 orëve.
Të vaksinuar me dozën e dytë janë 819 mijë 198 qytetarë, ndërsa janë imunizuar me dozën e tretë edhe 99 mijë e 158 qytetarë./21Media

Back to top button