668 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 56 raste të reja me COVID-19.
Ndërkaq, gjithsej raste aktive në vend janë 668.
Siç bëhet e ditur në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka viktima dhe janë shëruar edhe 32 persona.
Gjithashtu janë kryer edhe 1 mijë e 142 testime dhe janë vaksinuar 319 qytetarë.
Të vaksinuar me dozën e dytë janë 819 mijë 12 qytetarë, ndërsa janë imunizuar me dozën e tretë edhe 99 mijë e 11 qytetarë./21Media
