67 deputetë do të përfitojnë pagë kalimtare

67 deputetë të legjislatures së nëntë do të përfitojnë pagë kalimtare edhe pas shpërndarjes së Kuvendit.

Kështu bëri të ditur për RTV21, Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.

“Numri i deputetëve që përfitojnë kompensimin kalimtar është 67, thanë nga Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie për RTV21.

Nga Lëvizja Vetëvendosje për pagën kalimtare kanë aplikuar këta deputetë të legjislaturës së kaluar: Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, Adriana Matoshi, Arbër Rexhaj, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Arjeta Rexhepi, Arjeta Fejza, Armend Muja, Artan Abrashi, Adelina Grainca, Avni Dehari, Bajram Mavriqi, Drita Pajaziti, Driton Hyseni, Fatmire Kollçaku, Fitim Haziri, Fitore Pacolli, Fjolla Ujkani, Jeta Statovci, Labinot Demi-Murtezi, Mefail Bajqinovci, Mimoza Kusari-Lila, Nezir Kraki, Salih Zyba, Saranda Bogujevci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Valon Hoti dhe Valon Ramadani.

Në anën tjetër, nga Partia Demokratike e Kosovës për pagë kalimtare kanë aplikuar ish-deputetët: Abelard Tahiri, Altin Krasniqi, Arbnore Salihu, Ariana Musliu-Shoshi, Artan Behrami, Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Ganimete Musliu, Kosovare Murseli, Memli Krasniqi, Nait Hasani, Rashit Qalaj, Rrahman Rama dhe Sala Jashari.

Edhe ish-deputetë të Lidhjes Demokratike kanë aplikuar për pagë kalimtare: Alban Zogaj, Arben Gashi, Arjeta Abazi, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Hysen Çekaj, Jehona Lushaku-Sadriu, Krenar Xhaferi, Lutfi Haziri dhe Paris Guri.

Te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këta ish-deputetë kanë aplikuar për pagën kalimtare: Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Lahi Brahimaj dhe Daut Haradinaj, ndërsa nuk ka aplikuar ish-deputeti, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Kurse te Nisma Socialdemokrate ka aplikuar vetëm ish-deputetja Arbëresha Krasniqi, kurse Fatmir Limaj dhe Xhevahire Izmaku nuk kanë aplikuar.

Për pagën kalimtare kanë aplikuar edhe deputetët nga komunitetet jo-serbe, të cilët janë: Adem Hoxha, Albert Kinolli, Artan Asllani, Duda Balje, Fidan Jilta, Rasim Demiri dhe Veton Berisha. Kurse nga komuniteti serb ka aplikuar vetëm ish-deputeti Branislav Nikoliq./RTV21

Back to top button