67 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në vendin tonë numri i rasteve aktive me koronavirus është 67, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në raportin e fundit të publikuar, raportohet se nga 236 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Dje nuk është raportuar për asnjë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 259./21Media

Back to top button