679 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 679 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 537 testime të bëra në 24 orët e fundit.
Ndërsa janë regjistruar 291 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 332 mijë e 667, numri i të shëruarve është 318 mijë e 890, numri i të vdekurve është 9 mijë e 398 dhe numri i rasteve aktive është 4 mijë e 379./TV21