7 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar shtatë raste pozitive me COVID-19.
Sipas Ministrisë, gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë rast të vdekjes. Ndërsa, janë shëruar 22 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 105 mijë e 444.
Në total numri i rasteve aktive është 134.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 741 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252 mijë e 938 doza të vaksinës.
Deri më sot 63 mijë e 529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button