7 të lënduar nga eksplozivi i gazit në një shtëpi

 

Mëngjesin e sotëm, mbetën të lënduar shtatë persona pas një eksplozivi të gazit në një shtëpi, ku gjithashtu u shkatërrua shtëpia në tërësi.

Ngjarja ka ndodhur në Ashford, Kent.

Dy nga të lënduarit që pësuan lëndime serioze u dërguan me urgjencë në një spital në Londër.

Pasi panë se shtëpia po digjej, një fqinjë vrapoi për të shpëtuar të tjerë që kishin mbetur brenda.

“Është një shtëpi e cila mendohet të jetë në pronësi të një çifti të vjetër”, tha Graham Galpin.

Të tjerët të lënduar, janë në gjendje stabile, raporton The Sun./21Media

Back to top button