7 viktima dhe 876 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 876 raste të reja me COVID-19 nga 3 mijë e 512 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Kavajë, 33 raste në Shkodër, 28 raste në Sarandë, 26 raste në Krujë, Lezhë, Kurbin, 22 raste në Fier, 19 raste në Kukës, 18 raste në Lushnje, Shijak, 17 raste në Berat, Kamëz, Gramsh, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Mirditë, 12 raste në Librazhd, 10 raste në Mat, Delvinë, Dibër, Vorë, 9 raste në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Patos, 8 raste në Vau i Dejës, 7 raste në Korçë, Pogradec, Ura Vajgurore, Skrapar, 6 raste në Mallakastër, Peqin, 5 raste në Rrogozhinë, Tropojë, 4 raste në Divjakë, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, Poliçan, 3 raste në Has, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Përmet, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë.

Kurse 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.

Viktimat ishin nga: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç.

Po ashtu, janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,383 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar./21Media

Back to top button