7 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 7 viktima, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkaq, nga 2587 testime, janë regjistruar 194 raste të reja me koronavirus.
107 në Tiranë, 14 në Vlorë, 13 në Fier, 12 në Durrës, nga 6 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Gjirokastër, Berat, 5 në Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Dibër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Poliçan, Gramsh.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 8,433 pacientë aktiv me Covid-19.
Në spital po marrin trajtim 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,839 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button