7 viktima si pasojë e shembjes së shkëmbit në Brazil
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e një shkëmbi u shemb mbi varka në një liqen brazilian.
Tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 të plagosur pas aksidentit në juglindje të vendit.
Videoja që qarkulloi në internet tregon momentin kur shkëmbi shkëputet nga faqja e shkëmbit, ndërsa shikuesit përpiqen t’i paralajmërojnë tjerët në varkat poshtë.
Shembja besohet të ketë ndodhur si pasojë e reshjeve të shiut, kanë bërë të ditur mediat lokale.
Zhytësit dhe helikopterët po kërkojnë në ujë për ndonjë të mbijetuar./21Media