728 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 728 raste të reja me Covid-19.
Sipas njoftimit, janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750.
Gjithashtu, janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës. Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforëcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Në total numri i rasteve aktive është 5.118./21Media