730 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19
Gjatë ditës së diele, Policia e Kosovës ka shqiptuar 730 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Nga sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19.
Ndër masat e reja është edhe fillimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi do të mbahet në dy grupe.
Institucionet do të punojnë me kapacitetet të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kufizimi i lëvizjes mbetet i njëjti, nga ora 22:00-05:00. Kurse, sektorit të gastronomisë në Kosovë nga sot do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik./21Media