74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

36 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 20881 gjoba trafiku.

Ndërsa në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 20 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje. /21Media

Back to top button