75 vjet basketboll shqiptar

Mes vështirësive dhe suksesit, sot Federata Shqiptare e Basketbollit feston 75 vjetorin e themelimit. Traditë 75 vjeçare në basketboll.
Arben Fetahu këtë e quajti “ditë feste për basketbollin shqiptar dhe mbarëkombëtar”.
“Sot, Shqipëria mund të mburret me traditë dhe sukses. Kontributdhënësit e shumtë do të mbeten në historinë e pashlyer të sportit shqiptar, ndërsa Presidenti i tashëm, Avni Ponari do të mbahet mend për vizionin e tij për të ardhmen, suksesin në garat ndërkombëtare dhe organizimin e shumë ngjarjeve evropiane në Shqipëri. Ne, gjithmonë i jemi gëzuar suksesit të Shqipërisë. Ishte ëndërr të veshësh fanellën kuqezi. Kjo ëndërr u përcoll në shumë gjenerata. Por, edhe më të lumtur jemi që kemi një Ligë të përbashkët. Liga Unike ishte historike. Sporti i parë ku garojnë klube nga Shqipëria dhe Kosova. Bashkëpunimi mes neve ka qenë i afër dhe vëllazëror. Kështu do të jetë përgjithmonë”, shkroi Arben Fetahu./21Media

Back to top button