Kylie Jenner pozon me barkun e fryrë: Unë jam grua

 
Kylie Jenner është gjithnjë e më afër takimit me fëmijën e saj. Të enjten, 24 vjeçarja, ndau disa fotografi në Instagram, në të cilat vihet në pah barku i saj i rrumbullakosur.
Jenner, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me Travis Scott, ka pozuar e veshur me një palë xhinse të grisura të zbërthyera të kombinuar një këmishë të bardhë të lidhur që zbulon barkun e saj.
“Unë jam grua”, ka shkruar ajo krahas fotografisë, teksa motra e saj, Kourtney Kardashian komentoi në postim, “Ti je gjithçka”.
Kylie Jenner konfirmoi lajmin e shtatzënisë në shtator.

Kylie dhe Travis janë në lidhje që nga viti 2017, dhe një vit më vonë mirëpritën në jetë vajzën e tyre Stormi./21Media

Back to top button