79 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1 mijë e 145 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 79 persona.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268 mijë e 939 që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri janë 614 raste aktive me COVID-19./21Media