792 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 792 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Ndryshe, në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për 2 rate të vdekjes dhe 47 raste të reja pozitive me COVID-19./21Media

Back to top button