8 mijë e 880 raste aktive me COVID në Kosovë

 

Numri në rritje i rasteve ditore me COVID-19 ka bërë që të kemi edhe rritje të numri të rasteve aktive nga dita në ditë. Aktualisht numri i rasteve aktive në Kosovë është 8 mijë e 880.

Numri total i rasteve pozitive është 71 mijë e 908 raste nga 322 mijë e 530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 634 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61 mijë e 394 raste.

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Ballkan pa asnjë dozë vaksine, ndërsa autoritetet premtojnë se ato do të vijnë së shpejti./21Media

Back to top button