8 mijë e 942 persona janë shëruar nga Covid-19 në Kosovë

 

Nga 48 mijë e 743 persona të dyshimtë në virusin SARS CoV 2, 12 mijë e 840 prej tyre rezultuan pozitiv me Covid-19.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tregojnë se nga këta persona, 8 mijë e 942 persona kanë arritur të shërohen nga virusi.

Mirëpo janë 492 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me Covid-19.

E në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID 19 është 3 mijë e 406.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 511 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 157 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Prishtina sërish del të ketë numrin më të madh të të infektuarve.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 52 raste, Komuna Gjilan 15 raste, Komuna Gjakovë 12 raste, Komuna Prizren 12 raste, Komuna Vushtrri 11 raste, Komuna Ferizaj 7 raste, Komuna Malishevë 6 raste, Komuna Fushë Kosovë 5 raste, Komuna Podujevë 5 raste, Komuna Kamenicë 4 raste, Komuna Mitrovicë 4 raste, Komuna Drenas 3 raste, Komuna Dragash 2 raste, Komuna Lipjan 2 raste, Komuna Obiliq 2 raste, Komuna Pejë 2 raste, Komuna Rahovec 2 raste, Komuna Shtime 2 raste, Komuna Suharekë 2 raste, Komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Kaçanik, Skenderaj dhe Zubin Potok.

Back to top button