Kaloni te përmbajtja kryesore

8 raste të reja me Covid-19 në vend

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste të reja me Covid-19.
Gjatë këtyre 24 orëve, sipas njoftimit nga MSH janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës. Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas MSH-së, sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.249.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 50./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button