8 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë  në Maqedoninë  Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 viktima dhe 199 raste të reja me COVID-19.

Rastet e të infektuarve nga gjithsej 1846 testimeve, janë në:

Shkup – 80, Ohër – 19, Kavadar -19, Tetovë -14, Prilep – 13, Kumanovë – 9, Gostivar dhe Veles nga 7, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 6, Manastir dhe Strugë nga 5, Sveti Nikollë, Resnje dhe Delleçevë nga 2, Shtip, Koçan dhe Kratovë nga 1 rast.

Betejën me Covid-19 e kanë fituar 264 pacientë./TV21

Back to top button