8 viktima, 237 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 1525 testime të realizuara, 237 persona janë diagnostifikuar me virusin korona.

Shkup-123, Kumanovë-15, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-7, Strugë-11, Veles-5, Manastir-5, Ohër-13, Kavadarc-11, Gjevgjeli-6, Strumicë- 5, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçan-3, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Berovë-2, Vinic-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-2, Resnjë-1 dhe Negotinë-6.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 460 pacientë të shëruar, ndërsa 8 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin./TV21

Back to top button