8 viktima nga Covid-19, 62 raste të reja

 

Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19. Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë rregjistruar 62  raste të reja nga 4.049 testime të kryera.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (69, 55 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (89 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç), Suharekë 1 rast (76 vjeç).

Nga Covid-19 në 24 orët e fundit janë shëruar 379 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste nga 579.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.235 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.612 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.218./21Media 

Back to top button