Kaloni te përmbajtja kryesore

8 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 
296 raste të reja nga 3.480 testime të realizuara janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Paralelisht me këtë, janë shëruar 109 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 8 të tjerë.
Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë realizuar 1.065.772 testime, nga çfarë 162.457 pacientë kanë rezultuar pozitivë.
Janë shëruar 150.960 pacientë, kurse betejën me virusin e kanë humbur 5.560 të tjerë. Raste aktive në vend janë 5.937./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button