8 vjeçarja vdiq në një aksident në Pejë

Aksident me fatalitet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Istog-Pejë, në fshatin Ozdrim, ku pas plagëve të marra, një 8-vjeçare ka vdekur, ndërsa kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Me datën 07.01.2020.rreth orës 13.47 në rrugën Istog-Pejë, në fsh. Ozdrim ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, ku ishte e përfshirë vetura ‘SEAT’ me ngjyrë të zezë me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga i dyshimti L.D. (1992) m/k/e, dhe vetura tjetër ‘VW Golf’ me ngjyrë të kaltër me targa të regjitrimit të Kosovës, drejtuar nga i dyshuari dytë B.G.(1948) m/k/sh.

Deri të aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit, Seat’ ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Istogut në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Ozdrim, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me pjesën e parë ballore e godet automjetin ‘VW Golf’ në pjesën e parë të anës së djathtë i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog. 

Me ketë rast pos dëmeve të mëdha materiale shkaktohen edhe lëndime trupore të rënda dhe të gjithë të lënduarit dërgohen në Spitalin Rajonal Pejë. Si pasojë e lendimeve viktima femër pasagjere lindur vitin 2012 humbë jetën, vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës spitalore. Për shkak të lëndimeve të rënda dy persona ndalohen për sherim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa i dyshimti pas marrjes së ndihmës së parë lirohet nga spitali, por me urdhër të Prokurorit për krime të përgjithshme ndalohet për të vazhduar me procedura të mëtejme. Trupi i pa jetë i viktimës lirohet familjarve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button