81 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e vendit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në mjekim nga Covid-19 janë 81 pacientë, duke u bazuar në raportet e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Sipas njoftimit, Klinika Infektive ka 21 pacientë dhe dy të tjerë në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.
Në Klinikën e Pediatrisë janë të shtrirë 10 pacientë, ndërsa në Gjinekologji pesë pacientë.
Nga spitalet rajonale, ai i Gjakovës ka 16 pacientë me COVID-19, Spitali i Pejës 13 pacientë, ai në Gjilan 8 pacientë, Spitali i Prizrenit 5 pacientë ndërsa në Spitalin e Mitrovicës po trajtohet një pacient./21Media

Back to top button