81 të vrarë dhe 223 të plagosur në 24 orët e fundit në Gaza

81 persona janë vrarë dhe 223 janë plagosur si rezultat i operacioneve ushtarake izraelite në Gaza në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Numri që nga 7 tetori, sipas ministrisë, tani është 35,984 të vrarë në Gaza, me 80,643 të plagosur.
Ministria e Shëndetësisë pretendoi se forcat izraelite “kanë kryer tetë masakra kundër familjeve në brez”, duke shtuar se një numër viktimash janë “ende nën rrënoja dhe në rrugë” kështu që “ekuipazhet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk mund t’i arrijnë ato”.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu nuk përfshin në shifrat e saj disa mijëra njerëz që mendohet se janë të zhdukur ose ende nën rrënoja në Gaza./21Media