85 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 85 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 48.
Deri më tani janë kryer gjithsej 2.054.677 testime të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 311.936, numri i të shëruarve është 302.061, numri i atyre që humbën jetën është 9.303 dhe numri i rasteve aktive është 572./21Media

Back to top button