86 persona humbën jetën për nëntë muaj në aksidente, gati gjysma shoferë

86 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku për nëntë muajt e parë të këtij viti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për portalin rtv21.tv ka thënë se prej 47 personave apo me 54.6 për qind kanë qenë shoferë.

Nga 75 aksidente fatale, 29 prej tyre (38.6 për qind) kanë qenë vetaksidente.

Zëdhënësi i Policisë, ka bërë apel për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga të gjithë shoferët, sidomos gjatë kushteve të vështira atmosferike.

“Kërkojmë kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga të gjithë shoferët e automjeteve, gjithashtu kërkohë përshtatje dhe respektim i kufizimeve të shpejtësisë në rrugë të të gjitha niveleve kur kemi reshje shiu dhe zvogëlim të dukshmërisë në rrugë. Përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës është e domosdoshme për një siguri më të madhe gjatë vozitjes dhe evitim të aksidenteve rrugore që shpesh po rezultojnë me pasoja fatale”, tha Hoxha./21Media

Back to top button