883 pacientë me Covid-19 po trajtohen në SHSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në klinikat COVID-19 të QKUK-së po trajtohen 883 pacientë.
Sipas raportit të datës 14 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 883 pacientë, 734 me oksigjeno-terapi dhe 55 në gjendje të rënduar shëndetësore, në trajtim intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 94 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 77 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 78 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Spitali i Prizrenit, 123 pacientë
Spitali i Gjakovës, 71 pacientë
Spitali i Pejës, 148 pacientë
Spitali i Gjilanit, 70 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë
Spitali i Ferizajt, 58 pacientë./21Media

Back to top button