89 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 89 raste të reja me COVID-19, nga 656 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Nga rastet e reja, nga Shkupi janë 44, Prilepi – 7, Manastiri dhe Velesi – 6, Kumanova, Kavadari dhe Ohri – 4, Resnja – 3, Shtipi, Kërçova, Gjevgjelia dhe Kriva Pallanka – 2, Strumicë, Koçani dhe Struga – nga 1.
Gjatë këtyre orëve, një qytetar nga Strumica, 71 vjeçar, ka humbur betejën me virusin. Kurse janë shëruar 125 qytetarë.
Nga numri i përgjithshëm i personave të shëruar, 82 janë nga Shkupi, Manastiri 8, Kumanova dhe Velesi 6, Kavadari 4, Negotino dhe Berova 3, Prilepi, Ohri, Struga dhe Kriva Pallanka 2, Tetova, Gostivari. , Shtip , Kratovë dhe Krushevë – nga 1.
Në Maqedoni janë 689 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button