89 sanksione për vozitje në gjendje të dehur

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë gjatë periudhës prej orës 22.00 deri 03.00 në kuadër të kontrolleve policore janë sanksionuar 89 shoferë që kanë ngasur vetura në gjendje të dehur.
20 prej tyre janë në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup, 15 në Strumicë dhe 12 në Tetovë.
Nga MPB shtojnë se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe ditët në vijim dhe apelojnë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit./TV21

Back to top button