9 mijë e 300 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë 9 mijë e 300 raste aktive me COVID-19.
Komunat me numrin më të madh të rasteve aktive janë Prishtina me 2 mijë e 40 raste, Gjilani me 685, Peja me 672, Mitrovica me 509 e të tjera.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të dielën se nga 2 mijë e 546 testime janë konfirmuar 978 raste të reja me COVID-19. Tre qytetarë kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 1 mijë e 83 qytetarë./21Media

Back to top button