Kaloni te përmbajtja kryesore

9 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

 

74 pacientë të infektuar me COIVD-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga Spitali i Pejës kanë treguar se 2 pacientë janë në respirator ndërsa 48 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Ndërsa 9 pacientë të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“74 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 48 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë datave 6 dhe 7 janar 2021 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 431 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 37 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button