9 persona lëndohen nga një aksident mes një traktori dhe një veture
Të lënduarit janë dërguar në spital
Në fshatin Bresalc të Gjilanit, Policia raportoi se pasditen e djeshme ka ndodhur një aksident trafiku mes një automobili dhe një traktori ku si pasojë, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar 9 persona.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në spitalin e Gjilanit dhe në QKUK.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.