9 të vdekur dhe 580 raste të reja me koronavirus në Maqedoni
Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2431 testime të realizuara, 580 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Shkup-254, Kumanovë-32, Dibër-10, Shtip-12, Prilep-30, Tetovë-21, Strugë-7, Veles-28, Manastir-23, Ohër-23, Kavadarc-30, Gostivar-18, Gjevgjeli- 15, Strumicë-17, Kriva Pallankë-7, Radovish-1, Koçan-6, Probishtip-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-1, Berovë-9, Vallandovë-3, Vinic-1, Sveti Nikolëë-1, Kërçovë -12, Resnjë-5 dhe Negotinë-9.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 572 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq 9 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin korona./21Media