90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dje ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.
Sipas MSH-së, deri tani, 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Siç ka informuar dje ministria, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërkaq janë konfirmuar dy raste të reja.
“Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534. Në total numri i rasteve aktive është 98.”, ka informuar MSh./21Media

Back to top button