Dardan Dakaj, ylli që iu shtua përfaqësueses së Kosovës

Dardan Dakaj, një super talent që ka ardhur nga Suedia është bërë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll

Dardani sot në magazinën e pasdites “Bon Bon”, të RTV21, shpalosi detaje të shumta nga eksperienca dhe përkushtimi i tij që ka për futbollin

Ai tha se e priti me gëzim të madh ftesën për të luajtur tek përfaqësuesja e Kosovës në futboll, shkruan rtv21.tv

Dardani tregoi se futbollisti i tij i preferuar është Lionel Messi dhe ekipi i Barcelonës, për të cilin tha se ëndërron që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e tij.

Dardani është i vetmi shqiptar në ekipin e tij në Suedi, ai u emërua talenti më i madh suedez për vitin 2015, me këtë rast duke reprezentuar gjeneratën U17 të klubit të tij në 32 ndeshje të zhvilluara ai shënoi 32 gola dhe ofroi edhe 25 asistime, statistika të mrekullueshme që vështirë t’i arrijnë edhe futbollistët më të mirë të botës.

Në vitin 2016 ishte pjesë e klubit të tij prapë në gjeneratën U17, ku në Kupën e Arenës u paraqit në 6 ndeshje, duke shënuar hiç më pak se 12 gola, që i bie 2 gola çdo ndeshje./21Media

 

 

 

 

 

Back to top button