95 pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 95 pacientë me COVID-19.
Klinika me numrin më të lartë të pacientëve që po trajtohen është Klinika Infektive – 27 pacientë dhe dy pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 27 pacientë + 2 pacientë në mjekim intensiv
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje
Spitali i Gjakovës,17 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 13 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë./21Media

Back to top button