Arrestohen dy persona në Pejë

Atye iu është caktuar masa e ndalimit policor

Gjatë një pike të kontrollit në rrugën “Agim Qelaj” në Pejë, zyrtaret policor kanë ndaluar veturën ‘Skoda’ me targa vendore dhe gjatë kontrollit të veturës në një pako të cigareve është gjetur substancë e dyshuar narkotike, ndërsa nën timon të këtij automjeti është gjetur një armë e tipit ‘EKON Tuna’ e kalibrit 8 mm, një karikator dhe tre fishek te kalibrit 6.35mm, ka bërë të ditur Policia nëpërmjet një komunikate.

Sipas tyre, gjatë kontrollit në një çantë krahu është gjetur edhe një armë e tipit ‘Ekol Tuna’, e kalibri 8 mm më një karikator të zbraztë.

Armët dhe substanca e dyshuar janë konfiskuar, të dyshimtit janë arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit dy të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor./21Media

Back to top button