“Tkurret” Skema Sociale
Morina: Kjo po ndodh për shkak të verifikimit të saktë të familjeve në nevojë

Mujku: Shumë familje në nevojë po ikin nga Kosova

 

Të ardhurat e vetme të familjes pesë anëtarëshe Vitija nga fshati Sllovi të komunës së Lipjanit, janë nga asistenca sociale.  Kryefamiljari Agron Vitija, i cili nuk mund të punojnë për shkak të probleme shëndetësore, thotë se me asistencën që marrin nuk arrin t’i mbulojnë as nevojat më elementare për jetesë.

Incizim- Agron Vitija, qytetar

“Kushte t’vshtira me një social 120 euro, po spo mujë me ja dalë, me 120 euro se jo qashtu neper mjekë po duhet me shku nëpër kontrolli harq kapak qashtu…”

Por ka edhe nga ata qytetarë që përkundër nevojës, nuk mund të gjejnë asnjë vend  pune të sigurt e as të marrin ndihma sociale.

Incizim- Alban Sylaj,  qytetar

“ne kemi qenë në kushte të mjerueshme, jemi rritë me skamje nuk kemi të ardhura prej kërkujt vetëm me këto çakmak at dhe hekurishtet që kemi mbledhë përpara në Deçan por tash rruga është shtrenjtu, dhe neve na ndihmojnë t’gjithë anej nga…”3

Sipas një raporti të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, numri i familjeve përfituesve të asistencës sociale ka rënë nga 26 mijë sa ishin në vitin 2022, në 21 mijë familje.  Drejtori i Departamentit të Politikave Sociale, në Ministrinë e Financave, Mentor Morina, ka një shpjegim për tkurrjen e numrit të familjeve përfituese të asistencës.

 

Incizim- Mentor Morina, drejtor i Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjes

“… kemi pasë një ulje të përfituesve sidomos në këto dy vitet e fundit, edhe pse jemi të vetëdijshëm që gjatë vitit 20/21, kemi pasë pandemisë COVID e cila ka ndikuar drejtë për së drejti, të kemi numër më të madh të familjeve por nder vite numri i përfituesve të asistencës sociale është në rënie… nga viti 2022 disa kritere disa vendime të cilat kanë qenë të pezulluara për verifikim në terren kanë ndikuar që ky numër realisht të shkonë në rënie për shkak të kontrolleve dhe verifikimeve që kemi vazhdu…”

Në anën tjetër, sipas drejtorit të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku, skema sociale është zvogëluar për shkak të largimit të shumë familjeve nga Kosova.
Ndërkaq sipas tij, ligji në fuqi ua pamundëson një numri të madh familjesh në nevojë, që të mos përfitojnë nga asistenca sociale.

Incizim- Vehbi Mujku, Drejtor i qendrës sociale në Prishtinë

edhe gjatë këtij viti kemi një numër të madh të rasteve të cilat janë larguar nga skema e ndihmës sociale dhe për momentin në të gjithë territorin e komunës së Prishtinës i kemi 1058 familje me rreth 40.000mijë anëtar, kjo është një befasi sepse në vazhdimësi kemi pasur numër prej 1700-1800 familjeve dhe një rënie kaq e madhe e numrit të familjeve me asistenca sociale na ka shtyrë që të mendojmë dhe të analizojmë se pse po ndodhë gjithë kjo situatë dhe kemi ardhur në përfundim që ka një ikje masive të qytetarëve, të rinisë”

Sipas të dhënave të Agjencia e Statistikave të Kosovës, komuna e Mitrovicës vazhdon të prijë me numrin më të madh të familjeve që përfitojnë nga asistenca sociale. Për skemat sociale nga buxheti i Kosovës ndahen rreth 35 milionë euro në   vit.

Back to top button