Ahmeti uron Pashkët

Ahmeti tha se  kjo festë është edhe një rast për të reflektuar mbi paqen, faljen dhe pajtimin si parakushte për një të tashme dhe të ardhme më të mirë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar   me rastin e festës së Pashkëve. Ahmeti tha se  kjo festë është edhe një rast për të reflektuar mbi paqen, faljen dhe pajtimin si parakushte për një të tashme dhe të ardhme më të mire.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Pashkëve, festës së triumfit të jetës dhe shpresës” ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit kjo festë është edhe një rast për të reflektuar mbi paqen, faljen dhe pajtimin si parakushte për një të tashme dhe të ardhme më të mirë. Edhe përballë tundimeve dhe sfidave të kësaj kohe, ai tha se mban bindje të palëkundur, se gjërat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se sa ato që na ndajnë.

“Le të na shërbejë kjo festë në kultivimin, promovimin dhe forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.Për secilin prej jush, per familjet e juaja, uroj mbarësi, shëndet dhe mirëqenie.” thuhet në urimin e Ahmetit./21Media

Back to top button