Macron e nis vizitën në Shqipëri: Franca ju mbështet

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se e vendi i tij e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian (BE), pasi e nisi një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri të hënën vonë.

Ai mbërriti në Tiranë mbrëmjen e së hënës, ku ia dhuroi një dekoratë të lartë të Republikës së Francës “Oficer i Madh i Legjionit të Nderi” shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

Në pritjen e vecantë të organizuar në nder të tij në Pallatin e Brigadave në kryeqytetin shqiptar, Macron tha se gjendet në Shqipëri në një kohë kur Franca u prek nga “një sulm terrorist fundjavën e kaluar, ndërsa Brukseli pak më parë nga një atentat që u mori jetën dy evropianëve”.

Back to top button