Rohde reagon pas miratimit të rezolutës nga PE për Banjskën: Kërkojmë hetime intensive

Gjermania kërkon hetime intensive lidhur me sulmin terrorist në Banjskë . Kështu deklaroi ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, duke cituar kancelarin Olaf Scholz.
Ai këto reagime i bëri pas miratimit të rezolutës së Parlamentit Evropian që dënon sulmin në Banjskë.
“Rezoluta e PE-së për situatën në Kosovë pas sulmit terrorist më 24 shtator në Banjskë. Siç tha kancelari Scholz, ne kërkojmë hetime intensive dhe kërkojmë nga Serbia të bashkëpunojnë në hetim të udhëhequra nga autoritetet kosovare. Ai gjithashtu nënvizoi nevojën urgjente që të dyja palët të zgjidhin konfliktin”, shkroi ambasadori gjerman në platformën X.
Parlamenti Evropian sot ka miratuar rezolutën për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.Rezoluta e cila ka 29 pika, dënon ashpër “sulmin terrorist” ndaj Policisë së Kosovës nga “banda e armatosur serbe në mes të operacionit më të madh të kontrabandës së armëve” në Banjskë në veri të Kosovës, i cili ndodhi më 24 shtator e që rezultoi me vrasjen e rreshterit të policisë Afrim Bunjaku dhe plagosjen e dy policëve tjerë./21Media
Imp. Resolution of the EP on the sit. in 🇽🇰 after the terror attack on 24.9. in Banjska. As Chancellor Scholz said, we ask for intense investigations & demand 🇷🇸 to coop. in the investigat. c.out by 🇽🇰 authorit. He also underlined the urgent need for both sides to solve conflict. https://t.co/BfkgPaQtfz
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 19, 2023