“Kosova, lufta Izrael – Hamas dhe Ukraina” – Pendarovski thotë se do të diskutohen në Këshillin e Sigurisë

Presidenti Stevo Pendarovski deri në fund të muajit do të ftojë Këshillin e Sigurisë, bëri të ditur në Click Plus në TV21.

Në këtë mbledhje siç zbuloi do të bisedohet për luftën Izrael – Hamas, Kosovën dhe Ukrainën.

“Kemi fat dhe rrethanë të favorshme edhe që jemi anëtare të NATO-s dhe i marrim brifimet nga Këshilli i sigurisë së BE-së. Këshilli i Sigurisë sigurisht se do të thirret në 7-10 ditët e ardhshme që të harmonizohen agjendat e njerëzve të parë të Qeverisë. Përskaj luftës Izrael – Hamas, Kosova do të jetë temë, Ukraina do të jetë temë. Duam që ushtarë të tjerë të dërgojmë në Kosovë”, tha Pendarovski./TV21

Back to top button